Kompania PREMIUM – BR sh.p.k u themelua në vitin 1993, me një dyqan modest në qytetin e Beratit, më pas, në vitin 2011 kompania shtriu operimin e saj edhe në qytetin e Tiranës.
Aktualisht importet kryesore zhvillohen me shtetet si Italia, Serbia, Turqia dhe Kina. Sot kompania operon, shpërndan dhe kryen distribucion të materialeve hidraulike dhe pajisjeve hidrosanitare në të gjithe vendin.
Ne ofrojmë zgjidhje ideale për tualetet, kuzhinat dhe çdo lloje qeramike.
Kompania PREMIUM-BR SH.P.K ofron transport, furnizim, montim, si dhe asistencë teknike të produkteve.



